Flash News

KRYESORE

 Në Serbi kërkohet që Rama të shpallet ‘non grata’

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në Kosovës për një president të përbashkët si simbol i unitetit kombëtar kanë ardhur reagimet e para nga Beogradi.

Mediat serbe kanë publikuar një lajm, që i referohet Partisë Popullore të Serbisë, e cila kërkon që Rama të shpallet person ‘non grata’.

“Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, shprehet kreu i Partisë Popullore Nenad Popoviç, raporton media serbe B92.

Të fundit