Flash News

KRYESORE

Në sezonin e tij të parë, Guardiola pranon dështimin

Në sezonin e tij të parë, Guardiola pranon dështimin

Pep Guardiola në sezonin e tij të parë me Manchester City-n ka pranuar dështimin si një sezon pa tituj. Edhe pse erdhi me shumë bujë, trajneri katalanas nuk mundi dot ta bëjë skuadren të triumfoje dhe të fitoje ndonjë nga tituj.

Dhe tani ajo që i mbetet është vetëm të sigurojë përfundimisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Vetë Guardiola e pranoi këtë dështim në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Pritshmëritë ishin shumë të larta dhe kjo për sukseset që kisha shënuar në të kaluarën”, tha Guardiola. “Me këtë situatë, po të isha në një klub si Barcelona apo Bayern do të isha shkarkuar nga detyra. Janë klube që po nuk fitove brenda 6 muajve, të japin duart. Kurse këtu po më japin një shans të dytë dhe do të mundohem që ta shfrytëzoj në maksimum. Cilësitë e James Rodriguez nuk mund të vihen në diskutim.  Te Reali, ai nuk luan se ka përpara vetes shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj. Të gjithë lojtarët e mirë luajnë në çdo kampionat, gjithçka do të varet nga skuadra dhe shokët e tij”

Të fundit