Flash News

KRYESORE

Në shenjë shprese, njerëzit po zbukurojnë shtëpitë e tyre me dritat e Krishtlindjeve

Në shenjë shprese, njerëzit po zbukurojnë shtëpitë
Thuajse gjithë bota ndodhet nën “kthetrat” e pandemisë së COVID-19 dhe kudo në vende të ndryshme kem parë ide kreative dhe veprimtari frymëzuese, si këndimi në ballkone apo stërvitjet nga shtëpia live në rrjete sociale. Së fundmi në Twitter po bëhet thirrje që njerëzit të vendosin përsëri dritat e Krishtlindjeve edhe pse jemi në mars. Dhe për prindërit me fëmijë në shtëpi të cilët janë shkëputur nga shkolla për një periudhë të pacaktuar, nevoja për një dritë në fund të tunelit është e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse një thirrje për të vënë përsëri dritat e Krishtlindjeve është shpërndarë masivisht në internet. Pra, nëse dëshironi, edhe ju mund të nxirrni dritat e Krishtlindjeve dhe të ndriçoni shpresën tuaj se e gjitha kjo do mbarojë shumë shpejt. Kështu mund të frymëzoni e argëtoni dhe fëmijët që keni në shtëpi.

Të fundit