Flash News

KRYESORE

“Në Shqipëri të vrasin edhe për 2 mijë euro”

Gazetarja e kronikës së News 24, Dorjana Bezat ngriti shqetësimin e rritjes së kriminalitetit në vend. Në emisionin ‘Dritare’, Bezat deklaroi se në Shqipëri të vrasin edhe kundrejt shumës 2 mijë euro.

“Kemi vrasës profesionistë që vijnë edhe nga jashtë, kemi edhe vrasës jo profesionistë që e kryejnë krimin edhe më pak se 2 mijë euro. Kemi rastin e Mikel Shallarit që vrau Artan Cukun komisarin”, theksoi ajo duke shtuar se një armë gjendet edhë për 100 euro.

“Shumica e vrasjeve janë bërë me armë zjarri. Është e frikshme të dëgjosh se sa lehtë e gjen një armë në këtë vend, edhe me 100 euro e gjen, kjo është një lehtësi e frikshme”,- tha ajo.

Gazetarja më tej hodhi akuza ndaj policisë e Ministrisë së Brendshme se nuk janë të hapura me gazetarët. “Është krijuar një frymë që policia dhe Ministria e Brendshme është bunkerizuar, nuk flet për gazetarët”, përfundoi ajo.

Të fundit