Flash News

KRYESORE

“Në Shqipëri, xhamia e re turke nxit pakënaqësi të vjetra”

‘The Christian Science Monitor’ ka shkruar lidhur me ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë duke theksuar faktin se jo të gjithë shqiptarët janë të lumtur për ndërtimin e saj, përfshirë dhe vetë myslimanët.

Pjesë nga shkrimi

Në Shqipëri, xhamia e re turke nxit pakënaqësi të vjetra

Shqipëria nuk ka shumë xhami dhe Turqia po ndërton një falas në kryeqytet. Pra, pse myslimanët shqiptarë nuk janë të gjithë të lumtur për këtë?

Kur të përfundojë në vitin 2019, xhamia e re do të jetë më e madhja në Ballkan, me hapësirë të mjaftueshme për 5000 besimtarë.  Vihet re dukshëm ngjashmëria e madhe me xhamitë e Stambollit për shkak se Turqia po financon ndërtimin e kësaj xhamie dhe mbikëqyr dizajnin e saj, me një kosto prej 30 milionë euro, siç ka bërë me dhjetëra anembanë Ballkanit dhe më gjerë.

Jo të gjithë shqiptarët janë të lumtur për këtë, duke përfshirë shumë muslimanë, të cilët përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë. Xhamia e re qendrore e Tiranës tashmë është bërë një simbol për ata muslimanë që ndihen si një "shumicë e diskriminuar" në një nga pak vendet me shumicë muslimane të Europës, sipas fjalëve të intelektualit të njohur shqiptar Fatos Lubonja dhe si pengje në lojën e madhe të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Pavarësisht nga shumica muslimane e Shqipërisë, për shumë kohë ka pasur nënçmime politike që e konsiderojnë Islamin si të papërputhshëm me "europianin", thotë z. Lubonja, shkrimtar dhe analist politik.

Gjatë shekullit të 19-të, shpjegon ai, klasat intelektuale shqiptare të hershme e shtypën identitetin fetar në favor të një nacionalizmi jo-fetar: shqiptarizmi. Ata zgjodhën një hero kombëtar Skënderbeu, i cili kaloi dekada në luftën kundër sundimit otoman.

"Muslimanët këtu ende ndihen të frustruar për shkak të identitetit të tyre mysliman. Në Shqipëri, Islami gjithmonë ka qenë sinonim i prapambetjes, feja e pushtuesve", thotë Lubonja, i cili kaloi 17 vjet si një të burgosur politik nën regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha.

 

Të fundit