Flash News

KRYESORE

Në ‘sitën' e OFL dy të dënuar për drogë, njëri i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Në ‘sitën' e OFL dy të dënuar për

Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, i dërgon kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë dy personave të tjerë të dënuar.

Ata janë:

Zaim Tafa, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Ahmet Isufaj banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit