Flash News

KRYESORE

Në ‘sitën’ e vettingut? KPA sot ka në dorë fatin e Adriatik Llallës

Në ‘sitën’ e vettingut? KPA sot ka në dorë fatin

Ditën e sotme pritet të jepet vendimi përfundimtar për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, nëse do t’i nënshtrohet ose jo vettingut.

Seanca do të mbahet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndërsa do të përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Në seancën e shkuar komisionerin publik, Florian Ballhysa deklaroi se Llalla duhet t’i nënshtrohet vettingut pasi vijon të mbajë postin e magjistratit, ndërsa dorëheqja si kryeprokuror nuk është kryer konform ligjeve të përcaktuara.

Nga ana tjetër, avokati Hazizaj, u shpreh se parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, procesi i vetingut ndërpritet.

Të fundit