Flash News

KRYESORE

Në Sllovaki zhvillohet protesta më e madhe antiqeveritare që prej 1989-ës

Në Sllovaki zhvillohet protesta më e madhe antiqeveritare që prej

Mijëra persona kanë mbushur dje në mbrëmje qendrën e Bratislavës duke manifestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Robert Fico dhe duke kërkuar hetime të pavarura për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Ky është manifestimi më i madh i zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet që nga protestat antikomuniste të vitit 1989.

“Ne dëshirojmë një vend të ndershëm dhe demokratik”, deklaruan organizatorët nga podiumi i vendosur në sheshin qendror.

“Mjaft Fico!” apo “Jepni Dorëheqjen!”, ishin fjalët që thërriste nga turma duke mbajtur çelësat në dorë, si në vitin 1989, që simbolizonte fundin e pushtetit.

Presidenti Andrej Kiska, përballë humbjes së besimit në qeveri pas vrasjes së gazetarit , ka kërkuar një riorganizim të qeverisë ose zgjedhje.

Kryeministri e ka akuzuar atë për lojëra të pushtetit dhe përpjekje për të destabilizuar qeverinë.

Hetimet për vrasjen e Kuciak në Sllovaki, kanë treguar se ai ishte duke hetuar lidhjet e politikës me “Ndragheta”-n.

Të fundit