Flash News

KRYESORE

Në stadium kishin ardhur vetëm për të, Buffon mes lotësh i jep lamtumirën Juventusit

Ditën e sotme në stadiumin “Allianz Stadium” të Torinos, tifozët që kishin ardhur për të parë ndeshjen kanq qenë të pakët, pasi shumica prej tyre morën pjesë vetëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit, portierit legjendar, Gianluigi Buffon.

Pas 17 sezonesh të mbushur me trofe, Gigi u nda nga fusha e bardhezinjve në minutën e 63’ të ndeshjes, kur tekniku Allegri vendosi ta zëvendësonte për t’ia lehtësuar situatën.

I ‘mbytur’ mes lotësh, Buffon u ngjit në shkallët e stadiumit për të përshëndetur tifozët të cilët gjithashtu ishin të prekur emocionalisht për largimin e tij.

Buffon debutoi me fanelën e Juventusit në vitin 2001, i blerë nga Parma për 35 milionë euro, një shifër rekord për një portier. Këtë rekord do ta mbante deri në qershorin e vitit 2017, kur Manchester City shpenzon rreth 38 milionë euro për portierin brazilian, Ederson.

Në palmaresin e tij numëron një Kupë Bote, nëntë tituj kampion i Italisë, pesë Kupa të Italisë dhe gjashtë Superkupa të Italisë.

Pengu më i madh për të mbetet ‘Champions League’, një trofe të cilit i shkoi 3 herë pranë, por humbi në të trija finalet, përkatësisht ndaj Milanit me penallti në 2003, ndaj Barcelonës në 2015 dhe vitin e kaluar ndaj Realit të Madridit.

Të fundit