Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Në Stamboll hidhen themelet për projektin gjigant të gazit “Rrjedha turke”
Në Stamboll u firmos për ndërtimin e “Rrjedhës turke”, një projekt i madh i përbërë nga dy krahë të një tubacioni që do të dërgojë gazin rus në Turqi dhe përmes tij në Evropë. Të dy krahët kanë një kapacitet prej 15,75 miliardë metra kub secili. Njëri krah do të furnizojë Turqinë me gaz rus dhe tjetra do të transportojë gaz në Evropë.
Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, tha se kemi të bëjmë me një projekt vizionar dhe një simbol të bashkëpunimit turko-rus. Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, homologu i tij rus Vladimir Putin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov.
“Ky është një projekt që është i dobishëm për Turqinë, Rusinë dhe miliona njerëz në Evropë sepse kontribuon në stabilitetin në rajon dhe në tregun e energjisë”, tha Donmez, raporton Anadoly Agency.
Ministri rus i energjisë. Aleksandër Novak theksoi se Rrjedha Turke do t’i afrojë vendet partnere me projektin.
“Ky është një projekt pionier dhe unik. Ai jo vetëm që do të sigurojë tregun turk të energjisë, por edhe jugun dhe juglindjen e Evropës”, u shpreh ai.