Flash News

KRYESORE

Në sy të Fiorentinës, Olsi-Ambrës: Nami u bëftë, do e bëjmë një videoklip bashkë!

Në sy të Fiorentinës, Olsi-Ambrës: Nami u bëftë,

Ishin duke diskutuar mbi lojën, së bashku me Lupçen, por Olsi gjen mundësinë për të bërë xheloze Fiorentinën, duke ngacmuar Ambrën që e kishte përballë.

“Nami u bëftë o Ambra do e bëjmë një videoklip bashkë”, i thotë Olsi Ambrës, duke e ndërprerë Lupçe që po fliste mbi lojën, por duket se Olsi e kishte mendjen diku tjetër.

“Na shkrive fare”, i thotë Fiorentina dhe e sheh me inat, ndërsa i kërkon të largohet.

“Shiko, ka filluar të vishet si unë”, thotë Olsi për Ambrën, ndërsa më pas përkëdhel Fiorentinën, por ajo refuzon. “Ik, se më dhemb mishi i dhëmbëve”, i thotë Olsit. “Tani që po flas unë për Ambrën, u sëmure ti”, i thotë ai.

Të fundit