Në takimin me Trump truprojat e Kim Jong Un vraponin pas limuzinës; në Rusi i pastrojnë trenin në lëvizje

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi ku do të zhvillojë një takim me presidentin Vladimir Putin.

Në shërbim të tij janë vënë dhjetra persona. Por, si në takimin me Donald Trump ku truprojat u panë teksa vraponin pas limuzinës së tij, sot në Rusi ata pastojnë trenin i cili është akoma në lëvizje, para se të zbresë lideri i tyre. Ky gjest ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe është shprëndarë në mbarë botën.

Kim Jong Un i cili ka udhëtuar me tren të blinduar deri në Rusi, pritet të kërkojë ndihmë nga një aleat kyç si Rusia për lehtësimin e presionit ekonomik që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe sanksioneve ndërkombtare.

Diktatori koreanoverior do të takohet me Putin në portin rus të Vladivostokut nesër, ku në krye të agjendës pritet të jetë ngërçi në bisedimet me Shtetet e Bashkuara.