Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Tema e dëshmorëve, si të gjitha temat që lidhen me vdekjen, është tejet delikate.
Si popull i prapambetur ne kemi raporte tepër të çudishme me vdekjen, që variojnë nga rite ekstreme të të vajtuarit me shkulje flokësh, rrahje gjoksi, klithma e deri në dhunime të varreve, sherre gjatë varrimeve dhe manifestime politike me arkivol në supe.
Rrahjet e para pak ditëve në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, janë një shembull i qartë i këtij primitiviteti shoqëror dhe emocional.
Po pse ne, shqiptarët nuk kemi respektin e duhur për vdekjen, të vdekurit dhe të rënët për atdhe?
Duket si një pyetje, për të cilën do “kërcejnë“ shumë komunistë, militantë socialistë dhe familje dëshmorësh duke thënë frazat e stërpërsëritura “Kujtimi i tyre është paharrueshëm; derdhën gjakun, që ne të gëzojmë sot etj.etj.”. E vërteta është se “kujtimi i dëshmorëve” u materializua, u përdor ideologjikisht, me një fjalë u përçudnua gjatë viteve të Diktaturës.
Ai humbi kuptimin njerëzor, por u kthye në një element abstrakt politik.
E tillë ishte thënia e shumëpërdorur, që i atribuohej një nëne labe “kur më merr malli për ty, dal e shikoj Shqipërinë!”
Me kalimin e viteve, në sajë kryesisht të propagandaës, humbja e njerëzve shumë të dashur në rininë e tyre në luftë, u zëvendësua me një dëshirë për të përfituar vende në administratë, të drejta studimi, dalje jashtë shtetit. U zhduk në shumicën e rasteve pyetja normale, që ndodh te njerëzit në çdo qoshe të globit, për humbjen e të rinjve; “Përse?” “A mund të evitohej”, “Kush ishte shkaku?”, “A kishin përgjegjësi ata që i udhëhiqnin? E të tjera si këto. Dëshmorët u kthyen në eterikë në ndërgjegjen e shumë familjeve. Edhe krijimi i Varrezave të veçanta për ta kontribuoi në këtë lloj ndryshimi të dimensionit njerëzor te ta.
U krijua legjenda e madhe se të rinjtë pjesëmarrës në luftë ishin ngritur, jo vetëm për Atdheun, por edhe për drejtësi shoqërore, gjë që edhe nëse kishte pak të vërtetë, lidhej me manipulimin që ju bëhej në moshë shumë të re adoleshentëve, nga “ustallarët”, që luftonin për të marrë pushtetin vakant të lënë nga Mbreti Zog.
Askush nuk dha llogari, që në luftë ishin pranuar edhe të mitur dhe një pjesë syresh kishte humbur jetën.
Askush nuk dha llogari, se të rinj 17-18 vjeçarë u shtynë të hynin në formacionet partizane, pa asnjë lloj trainimi dhe të drejtuar nga njerëz jokompetentë dhe pa arsimim ushtarak.
Askush nuk dha llogari, që një pjesë e mirë e dëshmorëve nuk dhanë jetën në luftën ndaj të huajve, por duke luftuar me shqiptarë të tjerë.
Këtu pat humbur edhe koncepti i Drejtësisë dhe i llogaridhënies për jetën e qindra të rinjve. 5 Maji u kthye në një ditë vizitash në shtëpitë e familjeve të dëshmorëve dhe një pjesë e mirë “sarahoshësh” mbatheshin mirë e mirë me raki duke ngritur gotat e duke thënë “I përjetshëm kujtimi i tyre!?
Ky lloj politizimi dhe lidhje e jetëve të humbura, e gjakut të derdhur me “të kuqen” e flamujve komunistë dhe Udhëheqësit të lavdishëm, sjell edhe në këto manifestime të deformuara me flamuj me yll dhe foto të Komandantit edhe tani, pas gati 30 vitesh, kur shumë gjëra janë bërë të qarta.
Në vend të përkulen me dhimbje dhe të mendojnë për ato jetë të këputura në rini, njerëz me tru ende të shpëlarë, nxitojnë, që ditën e përkujtimit të heronjve, të manifestojnë për Udhëheqësin që përfitoi nga vdekja e tyre dhe që vdiq në shtratin e vet.
Kësaj trushpëlarje, por në kah të kundërt, nuk i kanë shpëtuar as kundërshtarët politikë të komunistëve. Në një vend të shenjtë, në një ditë përuljeje ndaj të rënëve, “të verbër” të tjerë ju sulën atyre, që mbajnë foton e Enverit duke treguar se sa thellësisht jonjerëzorë jemi.
Të gjorët të rënë, nëse vërtetë janë në gjendje të na shikojnë “nuk zgjasin duart nga dheu të mbajnë rrënjët e nënës Parti”, por dëshpërohen me marrëzinë dhe mungesën e humanizmit te ne.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38