Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Në Tiranë aksion për ta bërë kryeqytetin më të pastër para nisjes së vitit të ri shkollor
Një aksion masiv pastrimi u krye sot në Tiranë me vitin e ri shkollor që po afron. Aty morën pjesë qindra qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative.
Pastrimi nisi që në orët e para të ditës dhe u shtri në të gjitha njësitë administrative, duke larguar mbetjet nga rrugët, akset dhe urat kryesore, ndërsa një vëmendje të veçantë iu kushtua hapësirave pranë shkollave.
Aksionit të pastrimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me anëtarë të Këshillit Bashkiak. Nga aksi rrugor Kombinat-Ndroq, Veliaj tha se ky aksion është një mundësi fantastike që i madh dhe i vogël të sillet si evropian.
“Ca gjëra i ka në dorë Gjermania, Franca apo Holanda, por ca gjëra për të qenë evropianë, i kemi në dorë vetë. Gomat, shishet, mbeturinat, të gjitha papastërtitë, nuk na i kanë sjellë armiqtë imagjinarë. Nuk na i ka bërë as greku, as serbi, as turku, i kemi bërë vetë. Tirana është sot dita me natën, ku e ku më e pastër, por duhet të jetë xixë, nëse duam të jemi realisht një vend evropian”, tha Veliaj.
Ai theksoi se pavarësisht angazhimit të institucioneve që merren me pastrimin, për të pasur një qytet sa më të mirë dhe të jetueshëm, është i nevojshëm kontributi i çdo qytetari për t’u kujdesur çdo ditë për mjedisin ku jeton.
Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe fëmijëve që të mos vonohen në mësim, ai bëri të ditur se nga e hëna do të nisë regjimi i lëvizjes së automjeteve të transportit në kryeqytet. Nga ora 07:00-09:00 të mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që furnizojnë dyqanet.