Flash News

KRYESORE

Në Tiranë ka nga ata që edhe dinë të mbajnë radhë dhe të sillen me qytetari

Në Tiranë ka nga ata që edhe dinë të mbajnë

Pas orës 13:00 sot dhe gjithë ditën e nesërme, është bllokuar çdo lëvizje për këmbësoret dhe makinat (përveç atyre që janë autorizuar). Prej ditësh kemi parë qytetarë të ndryshëm – jo vetëm në Tiranë – që kanë thyer rregullat duke mos mbajtur distancën dhe as duke mos respektuar rregullat bazë.

Pamje të shumta me foto apo video që kanë qarkulluar gjithandej në rrjete sociale, e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe sot, në tregje fruta-perime, supermarket e furra buke u pa që njerëzit ishin dyndur a thua se po mbaronin ushqimet dhe për muaj të tërë nuk do dilnin.

Por jo të gjithë janë kështu, ka dhe nga ata që tregojnë qytetari dhe respektojnë radhën. Kjo duket në videon që ka postuar gazetari Osman Stafa, i cili tregon qartazi disa qytetarë që presin në radhë jashtë supermarketit dhe mbajnë dhe distancë nga njëri tjetri.

Postimi i plotë:

Keta qytetaret ketu jane po te Tiranes. Nuk e di nese kane ndonje yll ne balle qe te jene ndryshe nga ata qytetaret qe nuk respektonin asnje rregull teksa benin pazarin. Une nuk u pashe asnje yll, keshtu qe po besoj se edhe keta qytetare si gjithe te tjeret jane. E sigurte qe ufo nuk jane, as te ardhur nga ndonje planet tjeter, jane qytetare te kryeqytetit, te cilet kane zgjedhur te jene te ndergjegjshem, te respektojne radhen, te respektojne distancen, pa zhurme, pa sherre, qete qete, erdhen per te bere pazarin, e bene dhe iken.

Nuk ishin ne ndonje orar tjeter, ishte orari 05.00-13.00 si per te gjithe. Por keta nuk zgjodhen te rrezikonin jeten e tyre dhe te te tjereve, por vendosen te zbatonin rregullat dhe te tregonin qytetari. Pra nese duam, nese sensibilizohemi, nese tregohemi qytetare, brenda orarit, mund te bejme pazarin dhe te ikim ne shtepi.

Nderkohe 24 oret e fundit ne Itali kane humbur jeten 793 persona. Ky eshte mesazhi me i paster qe duhet te na beje te zbatojme cdo rregull qe na sugjerohet e kerkohet nga mjeket.

Të fundit