Flash News

KRYESORE

Në Turqi lëshohen edhe 271 urdhër arreste për anëtarët e Lëvizjes Gylen

Në Turqi lëshohen edhe 271 urdhër arreste për

Prokurorët turq lëshuan një urdhër arresti kundër 271 personave të dyshuar për lidhje me organizatën e Fetullah Gylen, e cila akuzohet se orkestroi përpjekjen e grusht shtetit në korrik të vitit 2016.

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit ka lëshuar urdhër për arrestimin e 271 ushtarëve, disa prej të cilëve në shërbim aktiv, si pjesë e një hetimi kundër Gylen, bëhet e ditur nga një burim në kushte anonimati.

Në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, 251 njerëz vdiqën ndërsa rreth 2.200 u plagosën.

Të fundit