Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në Univesitet, tre shokë, kemi lexuar me turne një libër brenda natës
ÇFARE PO LEXON FERDINAND HYSI?
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Ruaj disa libra me faqe të zverdhura, që vinin nga koha e fëmijërisë së prindërve të mi si psh "Bija e mallkuar" ose 'Konti i Montekristos', i botuar me broshura të veçanta, por që ime më i kishte mbledhur dhe lidhur si një libër më vete. Po kështu, ruaj edhe disa libra në italisht që i kishte prurë im atë, kur kishte qenë student në Itali, si psh Dante Aligeri, një format i vogël, por i lidhur bukur. Natyrisht, edhe shumë të tjerë.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Në fëmijërinë, rininë dhe në vazhdim kam lexuar shumë, madje i tepruar, dhe nuk zgjidhja zhanër apo autor. Por çfarë të më binte në dorë. Por, me kalimin e viteve filloja të bëhesha më selektiv. Dhe më shumë bridhja pas autorëve. Po të kapja një nuk e lëshoja. Këtë bëj edhe tani.
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Pa përjashtim, çfarë janë në biblotekën time të viteve para ikjes në Itali (1997), madje kam shumë libra që i kam lexuar disa herë. Por, një biblotekë të madhe ka edhe im bir (të gjitha në italisht) dhe shume prej tyre i kam lexuar. Por dua të pohoj sinqerisht që kohët e fundit, edhe për faktin e moshës dhe të disa problemeve me sytë, lexoj më pak.
-Libri i parë që keni lexuar…
Vështirë ta them këtë. Kam filluar që fëmijë dhe natyrisht të parat do kenë qenë përrallat. Di të them që ndër librat e parë që edhe e kam rilexuar disa herë ka qenë «100 përrralla», një libër me përmbledhje përrallash nga vende të ndryshme. Por, kam patur dhe disa libra të trashëguar nga ime më, dhe që ishin më të zverdhur nga koha, por të ruajtur mirë si psh «Simbad detarin», apo «Aventurat e Sherlok Holms»
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Sinqerisht, nuk më ka rastisur ta kem këtë si opsion. Dikur mi blinin prindërit dhe më vonë vetë.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Për vetë faktin që unë kisha shumë nga librat e vjetër, ndoshta edhe të ndaluar disa, shtëpia ime ishte bërë qendër e shumë shokëve të lagjes, por edhe të shkollës. Nga kjo edhe kam pësuar ca, se disa libra edhe më kanë humbur. Por, edhe unë shfrytëzoja kur gjeja burime të tilla. Mbaj mend mirë që ishim një grup 2-3 vetë që shkëmbenin libra të kësaj natyre që në treg nuk gjendeshin, ndërsa në biblotekat tona po. Dhe, kur ishim studentë na ndodhte që të bënim të tilla opsione. Më kujtohet mirë që brenda një natë në Qytetin Studenti, tre shokë në orare të ndryshme lexuam librin «Rruga Budi 723» të Ruzhdi Pulahës. Na e solli një shok nga Korça, duke na thënë që 'akoma nuk ka dalë në botim të hapur' dhe e donte deri në mëngjes ta dorëzonte. Kështu, me turne, e lexuam deri në mëngjes. Ndoshta, jo rastësisht, ka qenë dhe ky romani që unë dramatizova për herë të parë dhe që më futi në rrugën e dramaturgjisë.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Gjithmonë.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Patjetër. Madje kam qenë mik i të gjithë punonjësve të biblotekave në kohëra të ndryshme, si dikur fëmijë dhe më vonë. Sot e frekuentoj më pak, pasi edhe lexoj më pak. Por lidhja ime me biblotekat edhe sot është e pandalshme, jo vetëm si frekuentues, por dhe bashkëpuntor i shumë aktiviteteve të tyre.
-A keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Edhe mundet, por sinqerisht nuk më kujtohet. Kam një libër të Eseninit me poezi, por nuk e di kujt ja kam marrë.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Pikërisht, e thashë dhe pak më lart. Më kanë marrë disa libra dhe disa me vlera të pallogaritëshme. Libra, 'të ndalur' për kohën, që unë me dëshirë jua jepja miqve të mi, por që disa, dhe ata me dëshirë, nuk mi kanë kthyer. Kur i kthehem shpesh kësaj kujtese më renditen shumë tituj që tani nuk i kam më. Kësaj i shërbeu dhe ikja ime në Itali dhe lënia e librave në dorë të të tjerëve. Megjithatë kam akoma në ruajtje shumë, por edhe shumë të humbur.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Kam lexuar shumë të tillë. Disa i kisha të trashëguar nga prindërit e mi që i kishin prurë me vete nga koha që kishin përjetuar në rininë e tyre, një pjesë me këmbime mes disa miqve që zotëronin të tilla. Si tituj janë shumë, sepse gjurmonim të tillë, por më kujtohet që në këtë mënyrë kam lexuar “Një tragjedi amerikane”, po kështu gjetëm “Gjeniun” apo dhe “Tre shokët”. Në këtë mënyrë më kujtohet që kam lexuar dhe “Qyteti i fundit” të Petro Markos dhe, natyrisht, shumë të tjerë.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Dikur po, sepse dhe mua më dhuronin gjithmonë libra për ditëlindje. Por pohoj se nuk do ta preferoja si një rit që më pëlqen shumë. Preferoj t'i blej vetë se në shumicën e rasteve librat që më kanë dhuruar (Edhe pse e kam vlerësuar si dhuratë) rrallë kanë qenë në aspetativat e mia. Është normale, ai që të bën një libër dhuratë, bën atë që ai pëlqen vetë.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës…?
Gjithmonë shtrirë në kurriz, më përjashtim të rasteve kur jam në traget apo kur më qëllon të lexoj në zyrë ndonjë gjë. Po isha në shtëpi dua gjithmonë pozicionim tim të preferuar.
-A lexoni në banjë?
Dikur po. Madje përmendesha si shembull që okupoja banjën me këto qëllime. Tani jo më. Mosha, probleme me sytë, dhe leximin në banjë e kam zëvendësuar me Sudokun.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Kohët e fundit lexoj me shumë italisht dhe më pak shqip.
-Mbani shënime kur lexoni?
Jo, nuk e kam zakon të shkruaj mbi faqet e librit, madje mundohem ta ruaj atë nga deformimet. Por, në fletë të veçanta shkruaj shpesh gjëra që më ineresojnë në lidhje me dramaturgjinë. Nëse lexoj një shprehje që më pëlqen e shkruaj dhe e ruaj. Natyrisht nëse e përdor, gjithmonë me autorësinë e saktë nga e kam marrë dhe jo ta shes si frazë timen.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Më shumë proza, e pranoj, por lexoj dhe poezi. E cilësova dhe më parë. Nëse një autor më pëlqen 'i qepem' atij deri në fund. Kështu ka ndodhur me Drajzer, Hygo, Tolstoi, Balzak, Stendal, Dikens,Cvajg, Zhyl Vern, Xhek London, Azis Nesin Kafka, Remark, Kundera, Kadare, Marko, Agolli etj. apo dhe fushën e dramaturgjisë Shekspir, Pirandelo, Breht, Miler etj. Duhet pranuar se shumë nga sa pëmenda i kam rigjetur në periudha kur letërsia te ne u çlirua nga pengesat ideologjike.
Por, unë edhe tani ndjek linjën e autorit të pëlqyer, duke u munduar të ndjek sa të jetë e mundur krijmtarinë e tij.
Po them një shembull. Që kur isha në Itali u lidha pas disa autorëve bashkëkohorë dhe tani mund të them që, po pashë libra të Michael Cricthon apo Ken Follet nuk i lë pa lexuar. Ndërsa tani këtu në Shqipëri, lexova një roman të Leonard Veizajt (që e kam dhe koleg në punë) dhe pas kësaj kam vendosur dhe po lexoj të gjitha të tijat, dhe këtë nuk po e bëj për komformizëm, por për mua ja vlejnë.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Personalisht nuk jam për këto lloj rekomandimesh. Kjo për faktin se leximi, për mua, është një dëshirë e brendshme që lind nga shumë faktorë të brendshëm dhe i pa rekomandueshëm kur imponohet nga jashtë. Sepse vë re që dhe në disa postime në internet, disa në të tilla rekomandime, mundohen të tregohen dhe eruditë duke rreshtuar në librat që rekomandojnë autorë me peshë, se ndryshe ju duket si pa vlerë rekomandimi i tyre. Por, nëse edhe unë si të gjithe do më duhet të them ndonjë rekomandim, do të thoja lexoni Jerom Jerom 'Tre veta në një barkë, pa llogaritur qenin'. Pastaj ka dhe shumë të tjerë, por fakti që më kanë pëlqyer mua nuk është e thënë t'u pëlqejë të tjerëve. Mund të them që libra si 'Njeriu që qesh', 'Lufta dhe Paqja', 'Ana Karenina', 'Bankieri', 'Iluzione të humbura', 'David Koperfildi', 'Zonja Bovari', 'Fausti', 'Oliver Tuist', 'Martin Iden', 'Novelat' e Cvajgut, 'Novelat' e Çehovit, 'Lolita', 'Manastiri i Parmës' , 'Harku i Triumfit', 'Gjeniu', 'Idioti', 'Tre shokë', '20 mijë lega nën det', 'Idioti', 'Familje të mëdha', 'Ushtari i mirë Shvejk', 'Don Kishoti', 'Femrat', apo dhe 'Aventurat e Tom Sojerit dhe Hekelberi Finit', 'Djemtë e rrugës Pal'. Jam shumë i sigurt se pas një ore do kem dhe shumë të tjerë, prandaj e mbylla me kaq. Por, nuk janë rekomandime, janë thjesht libra që mua më kanë ngelur në qenien time.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Nuk e them dot këtë. Kam disa të tillë dhe në fund të fundit kjo është shumë e diskutueshme. Për mua nuk ka një libër total se atëherë dhe horizonti yt do ishte brenda këtij libri total, pra asgjë, shumë pak, sado total të jetë ai libër. Por, nëse do më duhet të them një si kërkesa juaj, do të thoja “Komedia Hyjnore”. Por një përshtypje të tillë më ka lënë dhe kur lexoja “Iliadën”, dhe pse jo dhe “Iluzione të humbura” të Balzakut.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Jo, ju lutem. Mos ma kërkoni këtë. Nuk do shpëtoja asnjë nga tre librat që thoni se do më mërziteshin më shumë se qindra të tjerë. Por nëse doni që për hir të intervistës ju duhen, vini ato tre emra që përmenda pak më parë.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Nuk e di pse, ndoshta nga që dhe unë në krijmtarinë time jam i prirur drejt humorit dhe satirës, një libër që unë kam lexuar disa herë dhe sa herë e lexoj nuk mërzitem është “Ushtari i mirë Shvejk” duke e bërë shpesh dhe moton time: “Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë!" Ndërsa nga Jerom Jerom, kam disa, janë thjesht të bukura dhe me humor.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Dikur një mikja ime, në hapat e para të saj në poezi (sepse tani është komfirmuar duke botuar dhe libra me poezi) më lexoi 4 vargje të saj: E dëgjon zemrën time/ bën tik tak,tik-tak/ Thotë emrin tënd/ S`e beson/ ta hap?
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Nuk është një. Janë disa, por le të themi Shvejku, nëse duhet të cilësojmë një...E di që mund 'të mërziten' të tjerë, si Nemeceku, te 'Djemtë e rrugës Pal', Vrungeli, te 'Aventurat e kapiten Vrungelit', Tom Sojeri dhe Hekelber Fini etj. (Jo pa qëllim përmenda disa nga heronjtë e femijërisë, se leximi në fëmijëri rrit dhe edukon dëshirën dhe të mëtejshme për lexim. Dhe, këtë e kam dhe si këshillën time të fundit. Aty fillon jeta e të lexuarit, aty thuren heronjtë, aty ngelen dhe në kujtesën tënde, pavarësisht shumë e shumë faqeve të tjera që do lexohen më vonë. Për këtë arsye nuk përmenda heronj të shumë e shumë librave të tjerë të lexuar më pas edhe pse ata janë shumë.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Të çmuar janë të gjithë pa përjashtim. Por autograf të çuditshëm mund të përmend njërin që kam dhënë unë, jo që kam marrë. I çuditshëm se mua nuk para më kanë marrë autografe, se nuk kam drama të botuara, pra mund të jetë nga të vetmit dhe, së dyti për mënyren si u bë. Në një nga shfaqjet e mia, një ish nxënësja ime (Atë kohë isha mësues në një shkollë të mesme) më ndaloi pas shfaqjes dhe më shume ndruajtje më tha: “Profesor, ua sa më pëlqeu! Më shkruani diçka në këtë fletoren këtu, se nuk ju thashë në shtëpi ku isha!”
-Çfarë po lexoni?
Një roman të Michael Krichton 'NEXT' si dhe Rudi Erebarën 'Epika e Yjeve të mëngjesit'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38