Flash News

KRYESORE

Në Vaqarr do të ndërtohet një lagje e re për të pastrehët nga tërmeti

Në Vaqarr do të ndërtohet një lagje e re për të

Në Vaqarr do të ndërtohet një lagje e re, në të cilën do të zhvendosen e do të banojnë banorët e kësaj zone, Kombinatit dhe rrethinave, të cilëve iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti. Bashkia e Tiranës lajmëron se do të nisë të ndërtojë për pak ditë një rezidencë me vileta njëkatëshe.

Ngjitur me shkollën ekzistuese do të ndërtohet edhe një shkollë 9-vjeçare. Në këtë rezidencë kanë konfirmuar 22 familjet e para që do të zhvendosen për të jetuar, por numri i viletave që do të ndërtohen do të jetë 50.

“Ne jemi përpjekur në organizimin e kësaj rezidence që të respektojmë akoma këtë psikologji dhe këtë mënyrë jetese të personave që do të vijnë, duke mos e cënuar hapësirën e tyre. është shumë e vështirë që ti nga një shtëpi private me oborr të shkosh në një pallat apo në një rezidencë që je ngjitur me njerëzit. Kështu që ne jemi përpjekur që të ruajmë parcela, hapësira ndërmjet shtëpive, që të vazhdojmë të ruajmë mënyrën e jetesës së tyre”, tha drejtoresha e Projektimit në Bashkinë e Tiranës, Nevin Bilali.

Kjo lagje e re është përveç se do të jetë model në infrastrukturë, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e autobusit të Kombinatit. Ndërtimi i tyre nuk do vonojë, pasi do të jenë shtëpi prej druri.

Të fundit