Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Kastriot Dervishi
“Organet e Sigurimit=organe kriminale”-ka shkruar Vaskë Koleci
Lexova jo shumë i çuditur një koment të z.Auron Tare si “replikë” të një postimi tim për strukturën e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, pararendësja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. As më pak e as më shumë, z.Tare shfaqi emocionin, dashurinë e simpatinë e tij të thellë për shtetin e pushtetin komunist, si dhe në pozita vullnetare bëri avokatinë e krimeve të këtij regjimi. Nuk e di nëse ky qëndrim lidhet me “kushtrimin e të parëve”, me nostalgji apo gjëra të tjera të këtij lloji apo është bindje e krijuar prej kohësh nga z.Tare. Sido që të jetë e vërteta, z.Tare i tha publikut që komunizmi nuk ka pasur struktura kriminale dhe sa mirë do ishim në komunizëm sepse paska pasur idealistë, shërbim sekret që mendonte për vendin, e të tjera përcaktime që i kemi lexuar në revistën “Në shërbim të popullit” prej vitesh si dhe në mjetet e tjera agjitative të asaj kohe. Në këtë plan, mendimet e mia përplasen me ato të z.Tare në lidhje me atë që ka ndodhur në Shqipëri në vitet 1943-1944 dhe 1944-1990. Jo më kot, personaliteti botëror, Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993 deklaroi se populli shqiptar “kaloi një tragjedi vërtet tronditëse nën shtypjen komuniste”, duke vënë në dukje mohimin e të drejtave të tij që merrte formën e një “shtypjeje të tmerrshme”. Papa deklaronte: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, nuk është parë kurrë në historinë e njerëzimit”. Pikërisht të paparën komuniste të Shqipërisë, gjenocidin komunist, kanë objekt si studimet ashtu edhe publikimet e mia. Nëse nuk ia vlen fare të trajtoj shqetësimin estetik të z.Tare në lidhje me të pasmet e “komandantit legjendar”, dhënë nëpërmjet fotove që ai vetë ka ruajtur në Arkivin e PPSH-së, pavarësisht se në asnjë rast nuk jam shprehur drejtpërdrejt për atë që thotë z.Tare, por te realiteti turistik në të cilin gjendet diktatori në kohën e luftës. Çështja e “përgojimit” të të pasmeve ka dalë në një proces të madh të viteve 1978-1980 dhe është deklaruar nga njerëz që e njihnin jetën e Enver Hoxhës. Ndërhyrja e z.Tare për të shpëtuar “nderin” e “komandantit legjendar” edhe nëpërmjet “rekomandimeve” duket e pavend dhe e pakuptimtë.
Në këtë koment, po përqendrohem në përcaktimin tim për Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit si “strukturë kriminale”. Në të vërtetë duhej të kisha shtuar edhe fjalën “terroriste”, për t’i dhënë kuptimin e duhur fjalisë. Postimi im i përmbahet përmasës që ka rrjeti social. Më shumë akoma, të thelluar, çdo gjë e gjeni te librat e mi, sepse analiza të gjata në rrjetin social nuk mund të bëhen. Kësisoj, qëllimi im kryesor në postim ishte njohja emërore e strukturës së Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, institucion që ka funksionuar nga dhjetori 1944 deri në prill 1946. Qysh në fillim z.Tare ngatërron Drejtorinë me Divizionin e Mbrojtjes së Popullit. Janë struktura të ndryshme, njëra shërbim sekret e tjera njësi operacionale, por në thelb janë kriminale që të dyja, vijuese të terrorizmit të Partisë Komuniste Shqiptare të mbjellë nga emisarët jugosllavë gjatë kohës së luftës e të vijuar me konsekuencë pas saj. Kujtoj se Sejfulla Malëshova në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944), deklaroi se “sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim”, duke vënë në dukje se “terrori zë vend të madh në punën tonë politike”. Nëse DMP sipas dëshirës së z.Tare nuk ka qenë strukturë kriminale, atëherë vetiu kjo do të thotë se nuk ka pasur kurrë diktaturë komuniste në Shqipëri. Asnjë pushtues nuk ka regjistruar të dhëna aq kriminale që kanë shënuar komunistët me qeverisjen e tyre të mbrapshtë kundër popullit shqiptar. Kanë thyer rekorde të tmerrshme krimesh. Sapo morën pushtetin, në dhjetor 1944 e ndanë Shqipërinë në tri zona pushtimi me qendra në Tiranë, Berat e Shkodër, duke i quajtur krahina ushtarake. Brenda tyre seksionet e mbrojtjes së popullit (në varësi të DMP-së), korparmatat e ushtrisë, divizionet e mbrojtjes së popullit dhe qarkorët e PKSH-së. Këto katër organe drejtuan gjenocidin ndaj elementit kundërshtar në këto forma:
-Vrasje
-Burgosje
-Internime
-Djegie shtëpiash
-Vjedhje pasurie
-Vjedhje florinjsh
-Largim nga banesa
-Ndryshim të strukturës sociale të qyteteve e fshatrave
Të gjitha proceset politike kaluan nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit dhe organeve të varësisë së saj, duke përdorur vrasjet dhe torturat nga më të rëndat. Në vend erdhi në pushtet një klasë inferiore (e përbërë nga bujq, blegtorë, zanatçinj, etj), e pashkolluar që jo vetëm largoi nga pushteti gjithë elitën intelektuale të Shqipërisë, por e burgosi dhe masakroi atë. Rrallë gjenden shembuj në histori të një përmbysjeje kaq të madhe sociale në të cilën elementi i pashkollë e kriminal të jetë në pushtet dhe ai intelektual të jetë i gjithë në burg, në varre apo jashtë vendit. Kjo masakër e paparë vazhdoi e egër ndaj inteligjencies intensivisht deri në vitin 1951. Pas këtij viti, ndaj të paktëve që ngelën, goditja vijoi me forma të tjera.
Vetëm në Qarkun e Shkodrës, sipas të dhënave të vetë regjimit, këto organe kriminale (në radhë të parë Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit), listuan menjëherë si armiq 14.700 persona. Vetëm nga “operacioni bllokues” në Shkodër midis datave 29 janar deri më 2 shkurt 1945, u krijua një klimë terrori, duke paraburgosur nëpunës, tregtarë, pronarë, punëtorë, studentë, por edhe bujq, etj. Vetëm në Shkodër, deri në shkurt 1945 ishin arrestuar 3.070 persona. Një pjesë e madhe e tyre u liruan brenda vitit 1945, jo për humanizëm, porse regjimi nuk mund të menaxhonte kaq shumë të burgosur. Vetë shefi i krahinës së tretë të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli pranonte më 24.3.1945 se akuzat ndaj të arrestuarve ishin në shumicë “krejt të pabaza”, pasi me të tilla mund të akuzohej “krejt populli”. Ai rekomandonte që pushkatimet të bëheshin në grupe prej 18 – 19 vetash, në mënyrë të tregohej se ata (komunistët) nuk kishin frikë prej popullit.
Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit nga dhjetori 1944 e deri në shkurt 1945 arrestoi 4.500 kundërshtarë dhe 516 të tjerë si “strehues e furnizues kriminelësh”. Nga marsi 1945 e deri në shkurt 1946 kjo drejtori arrestoi edhe 601 persona të tjerë.
Me hapjen e kampeve të para tela me gjemba, kjo drejtori internoi 1.275 persona në kampin e Krujës (shumica fëmijë) dhe 900 në Berat (po ashtu shumica fëmijë).
Masakra të spikatura mbeten ato për të nënshtruar popullsinë antikomuniste si në zonën e Malësisë në Shkodër, etj.
Por nuk duhet harruar po ashtu roli antikombëtar i DMP-së kundër misioneve të huaja në Tiranë si ato amerikane dhe britanike, në funksion të rolit mercenar ndaj shërbimeve sekrete jugosllave.
Krimet e DMP-së i ka pranuar edhe vetë Partia Komuniste. Për të ardhur keq është që z.Tare nuk është ngritur as në frymën e plenumit të 11-të të datës 24.9.1948, kohë kur vetë Partia Komuniste dënoi veprimtarinë më të madhe të organeve të Sigurimit të Shtetit deri këtë kohë. Nëse unë do gaboja në përcaktimin se organet e Sigurimit të Shtetit janë strukturë kriminale, të njëjtën gjë ka thënë edhe një prej themeluesve të kësaj arme, Vaskë Koleci në letrën drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948 thotë se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale”, duke theksuar qëndrimin ndaj të arrestuarve, në kontrolle, operacione dhe metodat e përdorura, vrasje ilegale. Të arrestuarit në përgjithësi ishin trajtuar keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahja me dru, kamxhik, litar të lagur, telefoni, jeleku, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj.
Koleci thotë se ndërtimi institucional i DMP-së filloi në janar 1945 me ardhjen e nënkolonelit jugosllav Miat. Ndërlidhja bëhej me anën e Delo Balilit i cili qëndronte në Beograd, e më pas nëpërmjet Nesti Kerenxhit.
Një tjetër drejtuesi i lartë i këtyre organeve, Vangjo Mitrojorgji tregon torturat ndaj të ndaluarve, brenda “vijës së punës”, duke pohuar tragjikisht se “i arrestuari ose vdiste ose tregonte”, sepse vepronte pandërprerë druri dhe rryma elektrike. “Ishte krijuar një psikozë e tillë që të bëhej garë kush të rrihte më shumë dhe kush përdorte metoda të reja të torturimit”-shkruan Mitrojorgji.
Në një raport të 27.12. 1948 mbi gabimet dhe ndreqjen e tyre, Mihallaq Ziçishti shkruante se puna e Sigurimit deri atë çast ishte në tre elementë: gjurmimin e jashtëm, arrestimet dhe hetimet.
Në komentet e tjera z.Tare shkruan se “arma e kundërzbulimit” paska kontribuar në ndalimin e destabilitetit të Shqipërisë dhe se vetëm në vitet 70-80 qenka kthyer në një armë represive. Ndoshta Auroni ka përshtypjen se është bërë i keq Sigurimi në vitin 1985 e për rrjedhojë edhe në vitin 1986, por kjo nuk është as çështje sigurimi garnizoni e as çështje revistash, por më gjerë se kaq.
Në fakt destabilitet më të madh se ndërtimi i eksperimental i komunizmit dhe mbajtja e një bande vrasësish për 46 vjet në pushtet nuk ka. Nëse komunizmi do kishte rënë p.sh. në vitin 1950, do të ishte si viti 1991 dhe vendi do ecte shumë përpara.
Unë nuk mendoj se në Shqipëri pati ndonjë “brez idealistësh” që ëndërruan një Shqipëri ndryshe, etj, por se ishin një grup shkatërrimtarësh që bënë hi shtetin shqiptar për të ndërtuar eksperimentet sovjetike.
Unë gjërat i kam thënë hapur. Sigurisht e kam për nder që jam proamerikan, properëndimor dhe antikomunist. Kam bindjen se Shqipëria është një tokë e djegur nga krimi komunist dhe qelbi që ai ka lënë në vend duhet pastruar sa më parë. Simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë, etj, nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar.
Edhe në rastet kur nga zori apo një lloj sporti për t’u dukur para europianëve, krimi komunist paraqitet gjithnjë pa emra. Sot vihen re përpjekje që duan ta shikojnë periudhën komuniste si kuriozitet kulturor nëpërmjet përmasës apo formës së ndonjë bunkeri, mbetjes së ndonjë helmete, etj. Nderimin ndaj asaj kohe duan ta çojnë deri te ekspozimi si martirë i klerikëve në bulevard, por pa hequr dorë nga respektimi i persekutorëve.
Bashkëlidhur pjesë e letrës së bashkëthemeluesit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Vaskë Koleci drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948, në të cilën ai pranon që organet e sigurimit, ishin organe kriminale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38