Flash News

KRYESORE

Në vendlindjen e Asdrenit nuk hapen shkollat, deputetja e PD-së ‘nxënësja’ e vetme

Deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka, ka denoncuar mbylljen e disa shkollave në qarkun e Korçës.

Duka thotë se në një sërë fshatrash të qarkut si Drenove (vendlindja e Asdrenit), Barç, Voskop e Kolanec, qeveria u ka vënë drynin shkollave.

Në fotot e publikuara në rrjetin social Facebook, Valentina Duka është ‘nxënësja’ e vetme në këto shkolla në këtë ditë të parë.

Postimi i plotë i Valentina Dukës

Sot ne diten e pare te shkolles uroj perzemersisht nxenesit dhe mesuesit per nje vit shkollor te mbare e plot suksese. Ne kete dite te shenuar te arsimit shqiptar

te gjithe ndjehemi te lenduar thelle nga veprimi obskurantist i qeverise Rama per mbylljen e nje sere shkollash ne te gjithe vendin.

Per fat te keq nje gje e tille ka ndodhur edhe ne Korçe, vendlindja e arsimit shqip. Ne nje sere fshatrash te qarkut si Drenove (vendlindja e Asdrenit), Barç, Voskop e Kolanec, qeveria u ka vene dryrin shkollave te shkollave te atjeshme. Nuk e di ç'do te thoshte shkrimtari patriot Asdreni ne se ngrihej nga varri e shihte te mbyllur shkollen e fshatit te tij me moshe 92 vjeçare?!! Nje shkolle e rikonstruktuar nga qeveria Berisha me 2008 dhe e kthyer ne nje institucion arsimor model per te gjithe qarkun e Korçes! Ç'do te thoshte valle poeti kombetar Naim Frasheri per kete veprim te shemtuar kur me aq pathos poetik i kendonte Korçes per çeljen e shkolles se pare shqipe me 1887? Keqardhje qe keto ndodhin ne Shqiperine e shek. XXI! Ketu kane çuar politikat qeveritare shkaterruese ne ekonomi, arsim, etj.

 

 

 

Të fundit