Flash News

KRYESORE

Në Venezuelë benzina kushton më pak se uji

Në Venezuelë benzina kushton më pak se uji

Venezuela është pranë ‘pikës së vlimit’ dhe pas atentatit të dështuar me dron ndaj presidentit Nicolas Maduro situata në vend është rënduar edhe më shumë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi pak ditë më parë se inflacioni në shtetin latin ka arritur në 1 milion përqind, ndërkohë që njerëzit po vuajnë nga uria.

Të mbushësh makinën me benzinë në Venezuelë kushton më pak se një shishe ujë, rreth 1 cent. Gjithsesi, një pjesë e madhe e benzinës duhet të importohet nga jashtë pasi industria vendase është e rrënuar, ndërkohë që Venezuela vijon të jetë shteti me rezervat më të mëdha të naftës në botë.

Venezuelianët po përballen gjithnjë e më shpesh me mungesën e ushqimeve dhe të ilaçeve. Shumë fëmijë vuajnë nga uria dhe nuk kanë mundësi të marrin shërbimin shëndetësor.

Të fundit