Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Oerd Bylykbashi nga radhët e Partisë Demokratike e cilëson një grabitje ndaj shqiptarëve nga qeveria e Edi Ramës, koncesionin e autostradës Tiranë-Durrës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se “taksat do t'i marrë miku oligark që ofron llokmën më të madhe dhe që do ta ketë më mirë në atë moment me Edi Ramën. Babëzia e tij është bërë si arteroskleroze që bllokon qarkullimin e gjakut te ekonomisë së shqiptarëve”.
Reagimi:
Bandat me "maska" koncensionari te Rames do te dalin edhe ne autostraden Tirane - Durres. Rama do te taksoje cdo durrsak, kavajas, lushnjar, fierak, vlonjat, gjirokastrit e kedo tjeter qe perdor autostraden Durres-Tirane per te shkuar per pune, hall, qejf, mardhenie familjare apo miqesie ne Tirane. Takse do te paguaje cdo tiranas qe ka pune, qe do te vije per nje dreke familjare apo nje fundjave ne bregdet.Takse, takse takse per cdo kend! Taksat do t'i marre miku oligark qe ofron llokmen me te madhe dhe qe do ta kete me mire ne ate moment me Edi Ramen. Babezia e tij eshte bere si arteroskleroze qe bllokon qarkullimin e gjakut te ekonomise se shqiptareve.
Edi Rama po grabit shqiptaret me ritem te shfrenuar. Paraardhesit e tij ne 1945 i grabiten pronat e shqiptareve me gryken e pushkes. Ky po i grabit me Kod Civil dhe kontrata koncensioni qe te mos guxosh t'ua marresh, perndryshe te padisin ne gjykatat qe po mbushin me militantet e tyre pasi kapen reformen ne drejtesi. Dhe gjyqtaret do t'i kthejne nderin e emerimit, duke ia mbrojtur interesat e felliqura.
Ketij grabitqari po i vjen fundi me shpejtesi. Ndaj deri sa te shporret, do te perpiqet te grabise ne ikje e siper cdo prone e pasuri te shqiptareve. Me 25 maj gjithkush ka sepaku nje arsye te madhe per te protestuar per shporrjen e çetes se kusareve qe ka uzurpuar pushtetin e shqiptareve.