Flash News

KRYESORE

Në Vlorë vazhdon avazi, sa herë ka reshje qyteti përmbytet

Sa herë ka reshje të mëdha shiu, në Vlorë situata bëhet problematike. Dhe kjo pasi qyteti bregdetar përmbytet, duke krijuar vështirësi të mëdha e banorët dhe mjetet e lëvizjes.  Problemet më të mëdha janë në zonën e Skelës si dhe lagjen”‘28 Nëntori”, ku niveli i ujit shkoi deri në 50 cm.

Ndërkohë bashkia e qytetit ka nisur që të marrë masa për të normalizuar situatën. Punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë në terren. Duket se vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për vlonjatët, të cilët në këto vite të fundit kanë probleme të mëdha sa herë reshjet e shiut janë me intensitet.

Edhe pse në qytet janë bërë punime dhe rregullime të sistemit të kanalizimeve, sërish përmbytjet mbeten një shqetësim i madh.

Të fundit