Flash News

KRYESORE

Në Zagreb vendoset: Shqipëria, Kroacia dhe Kosova plan për t’u afruar më shumë

Në Zagreb vendoset: Shqipëria, Kroacia dhe Kosova plan për

Shtimi i përpjekjeve për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, mobiliteti kulturor e rinor dhe zhvillimi i brezit Adriatik në përgjithësi ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Zagreb, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me ministrin për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Të dy, riafirmuan angazhimin e përbashkët për vazhdimin e projekteve të rajonit nëpërmjet Korridorit Blu dhe Linjës së Gazit Joniano-Adriatik.

“Në shërbim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, u dakordësuam parimisht për fillimin e takimeve trilaterale mes Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë. Një bashkëpunim i tillë, krahas përfitimeve të drejtpërdrejta, do të jetë edhe në shërbim të frymës euroatlantike të rajonit.

Në fund, Kroacia dha një mesazh të fuqishëm në përkrahje të aspiratës evropiane të Shqipërisë jo vetëm duke e mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor, por edhe duke e vendosur procesin e negocimit të Shqipërisë në qendër të Konferencës Ballkanike në kuadër të Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së 2020”, shkroi Cakaj në profilin e tij në Facebook.

Të fundit