Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Negociata me LSI për Magjistraturën? Kryemadhi i mbyll derën Ramës: Nuk bëhemi pjesë e pazareve për të shpëtuar ty
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla la të hapur mundësinë e negociatave me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të votuar bashkë ligjin për Shkollën e Magjistraturës, por kryetarja e partisë opozitare, Monika Kryemadhi i ka mbyllur sot derën kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi thekson se LSI nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazarave për të shpëtuar pushtetin e Ramës dhe garanton se kjo parti do të vijojë të jetë pjesë e opozitës së bashkuar.
Kryetarja e LSI shprehet e gatshme për të marrë pjesë në tryeze “që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.”
Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:
LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!
Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.
LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.
Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshem të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.
Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!
Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.
Gjonaj në Komisionin e Ligjeve: Shkolla e Magjistraturës në urgjencë; të miratohet ligji