Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Negociatat/ 73 eurodeputetë letër Këshillit të BE: Caktoni datën, varet stabiliteti i Ballkanit
Të paktën 73 deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Këshillit të Bashkimit Europian me një letër, ku i kërkojnë caktimin e një date për hapjen e negociatave. Këtë lajm e dha Taulant Balla, që publikoi dhe letrën, që sipas tij, 73 eurodeputetë i kërkojnë Këshillit të Bashkimit Europiand caktimine datës për nisjen e negociatave.
“Si bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, dua të shpreh mirënjohjen për 73 eurodeputetë të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, të cilët i kanë drejtuar Këshillit Europian një letër për përcaktimjn e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Metodologjia e re e Zgjerimit ka adresuar tashmë edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Jam besim-plotë Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Balla.
Më poshtë letra e firmosur nga 73 eurodeputetët:
KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN
Rue de la Loi 175 B-1048 Bruksel
23 Mars 2020
Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shkëlqësia Juaj,
Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.
Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.
Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t'u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.
Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t'u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.
Sinqerisht i juaji,
Irena Joveva
Klemen Grošelj
Biljana Borzan
Lukas Mandl
Ramona Strugariu
Tanja Fajon
Katalin Cseh
Franc Bogovič
Andreas Schieder
Petar Vitanov
Milan Brglez
Damian Boeselager
Victor Negrescu
Sophie In’t Veld
Andrius Kubilus
Valter Flego
Adrian Vazquez Lazara
Marek Belka
David Lega
Petra Kammerevert
Vladimir Bilčik
Andor Deli
Evin Incir
Željana Zovko
Robert Hajsel
Ilhan Kyuchyuk
Kinga Gal
Michal Šimečka
Marion Walsmann
Vlad Marius Botos
Eugen Tomac
Urmas Paet
Karin Karslbro
Martin Hojsik
Viola von Cramon
Predrag Fred Matić
Eniko Gyori
Traian Basescu
Arba Kokalari
Eva Maydell
Jacek Saryusz-Wolski
Thomas Waitz
Bronis Rope
Jaroslaw Duda
Romana Jerković
Gheorghe Falca
Tomislav Sokol
Andrzej Witold Halicki
Radan Kanev
Jose Ramon
Bauza Diaz
Attila Ara -Kovacs
Brando Benifei
Bobert Biedron
Christian Sagartz
Isabel Santos
Maria Grapini
Emil Radev
Danuta Maria Huebner
Andrey Kovatchev
Marina Kaljurand
Dita Charanzova
Jerzy Buzek
Tineke Strik
Rasa Jukneviciene
Paulo Rangel
Clotilde Armand
Dimitros Papadimoulis
Fabio Massimo
Castaldo Svenja
Ilona Hahn
Alexander Yordanov
Chiara Giuli
Asim Ademov
https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/2855520491160200/?type=3&theater
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38