Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Basha reagon ndaj Ramës: Ashtu siç e refuzoi Evropa, duhet ta refuzojnë edhe shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në facebook, ndaj dështimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë, një dështim për të cilin kryedemokrati akuzon kryeministrin Edi Rama.

Basha ka postuar fotot e katër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Emanuel Markon, kryeministrit holandez Mark Rutte dhe ministres së Çështjeve Evropiane Tytti Toppurainen.

Në shkrimin që ka bërë bashkangjitur me fotot Basha shprehet se me gjithë propagandën e Ramës për fshehjen e së vërtetës, të gjithë e dinë të vërtetën.

Sipas tij, Rama dështoi në lidhje me çeljen e negociatave njësoj si me ekonominë dhe korrupsionin. Basha shkruan në postimin e tij se pas refuzimit që Evropa i bëri atij, tani është radha e shqiptarëve ta refuzojnë atë.

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.

Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Të fundit