Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Negociatat, COVID-19 dhe rindërtimi, Luigi Soreca bisedon me Lulzim Bashën
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca pati një bisedë me Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me zhvillimet në vend. Në një koment në Tëitter, Soreca shprehet se me kryedemokratin foli për vendimin e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave, duke theksuar rëndësinë që kanë reformat për vendin.
“Bisedova me Lulzim Bashën për nisjen e bisedimeve të pranimit, pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Europës. Ne e kuptojmë rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën jeshile dhe ramë dakord që ato duhet të vazhdojnë me bashkëpunimin dhe monitorimin e opozitës”, shprehet Soreca.
Një tjetër temë bisede mes Sorecës dhe Bashës ka qenë ndihma e ofruar nga BE për luftën kundër koronavirusit si dhe vijimi i procesit të rindërtimit. “Ne gjithashtu folëm për mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë në luftën e vazhdueshme kundër COVID-19 dhe për përpjekjet e rindërtimit pas ërmetit të nëntorit të kaluar”, shprehet Soreca.
Ndërkohë Basha ka shprehur falenderimin për ambasdorin e BE "Falenderime Luigi Soreca dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. Partia Demokratike dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë", shprehet Basha.