Flash News

KRYESORE

Negociatat, Doland Tusk tregon 'fiksimin' e BE: Sundimin e ligjit e kemi në ADN

Negociatat, Doland Tusk tregon 'fiksimin' e BE: Sundimin e ligjit e

Gjatë konferencës të përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave në tetor.

Tusk theksoi se sundimi i ligjit është në ADN-në e BE dhe do të vijojë të jetë i tillë edhe kur Shqipëria të jetë vend anëtare.

“Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, pra sundimin e ligjit. Ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar, ndryshe projekti europian nuk s’do të qëndronte në themele të forta. Nuk do të mund të ketë Europë të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën askujt ndonjë nder“, tha Tusk.

Të fundit