Flash News

KRYESORE

Negociatat e paktit detar me Greqinë, Pasha ngre dyshime për pazare me Shqipërinë

Negociatat e paktit detar me Greqinë, Pasha ngre dyshime për pazare me

Koloneli Myslym Pasha, një ndër ekspertët më të njohur për çështjet e detit në një intervistë për Panorama ka ngritur dyshimin se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë po bëhen pazare.

Ai ka deklaruar se palës greke i është dërguar një draft marrëveshje dhe ky material është refuzuar të firmoset nga presidenti në negociata, Ksenofon Krisafi.

Koloneli tha se mungesa e informacionit i këtij procesi krijon dyshime se palët janë arritur në një ujdi të fshehtë në kurriz të integritetit territorial.

“ E themi këtë sepse sipas studimeve del se i dërguari teknik dhe ligjor i së Drejtës Ndërkombëtare Detare, Krisafi si njeriu kyç i Presidentit nuk ka firmosur draft marrëveshjen. Ky është fakti më alarmues i këtij procesi”, u shpreh Pasha.

Të fundit