Flash News

KRYESORE

Negociatat, Gjermania tenton të bindë Francën me ‘kartën e stabilitetit’

Negociatat, Gjermania tenton të bindë Francën me

Në një intrvistë për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

“Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t'i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t'u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së”, sqaron ajo.

Franca ende nuk ka dhënë një qëndrin përfundimtar për negociatat, megjithatë përfaqësuesja e CDU/CSU shprehet se do të tentojnë ta bindin përmes ‘kartës së stabilitetit’.

“Ne duhet të shohim se nga vijnë vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Në vitin 1999 përfundoi atje lufta e fundit, Lufta e Kosovës. Këto vende janë ende në fazën e transformimit. Dhe ato janë thuajse në mes të Evropës.  Por nuk është vetëm gjeografia që i afron me ne, është edhe kultura. Është në interesin tonë që të sigurojmë atje stabilitet dhe që këto vende me të vërtetë të kenë një perspektivë të mirë. Unë e shoh këtë perspektivë të realizuar më së miri kur ato të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në planin afatgjatë. Dhe, nëse presim edhe më gjatë, atëherë nuk dihet nëse do të kemi përmirësime në disa vende”, përfundoi ajo.

Të fundit