Flash News

KRYESORE

Negociatat me Greqinë, deputeti: Qeveria të tërheq emrat e dyshimtë

Negociatat me Greqinë, deputeti: Qeveria të tërheq emrat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu mendon se do ishte më mirë që emrat e debatur, që janë pjesë e grupit negociator me Greqinë të tërhiqeshin për t’u zëvëndësuar me figura të tjera me integritet.

I ftuar në Ora News, Shehu shtoi se grupi i negociatorëve duhet të jetë në nivelet më të larta profesionale, pasi përballë me palën greke do të jenë profesionistët më të mirë të Greqisë.

“Më racionale do të ishte të tërhiqeshin. Ata emra që kanë debate për të shmangur këtë  debat do ishte racionale të tërhiqeshin pa u zgjatur shumë debatët, gjë që shoh se ky vullnet mungon. I takon Presidentit të Republikës të hulumtojë, të kërkojë sqarime dhe të marrë vendime përfundimtare për njërin apo për tjetrin. Por një gjë është që grupi i negociatorëve duhet të jetë i një niveli të lart”, pohoi Shehu.

Nga ana tjetër, Shehu mbështeti qëndrimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërkuar detaje të hollësishme në lidhje me bisedimet e zhvilluara deri tani.

Emri më i përfolur sa i përket integritetit, ka qenë ai i ekspertit detar,  Artur Meçollari, për të cilin ka dyshime se mund të ketë shkembyer informacione me argjentura huaja.

Të fundit