Flash News

KRYESORE

Negociatat me Greqinë për emrin, Zoran Zaev vizitë zyrtare në Turqi

Negociatat me Greqinë për emrin, Zoran Zaev vizitë zyrtare

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Binali Yıldırım. Sipas një njoftimi nga Qendra e Shtypit e Kryeministrisë së Turqisë, vizita zyrtare e kryeminstrit Zaev në Turqi do të zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt.

Në kuadër të vizitës, kryeministri maqedonas do të realizojë takim kokë më kokë me kryeministri turk dhe takime mes delegacioneve të të dy vendeve, ku do të diskutohen çështje dypalëshe dhe rajonale, raporton ‘AA’.

Në njoftim po ashtu theksohet se Turqia dhe Maqedonia kanë lidhje vëllazërore të forta që datojnë nga e kaluara.

"Një nga elementet më themelore të lidhjes së fortë vëllazërore mes dy vendeve janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Maqedoni. Turqia i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me Maqedoninë në çdo fushë, ndërsa po ashtu mbështet fuqimisht integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike duke synuar paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe Ballkanit", thuhet në njoftimin e kryeministrisë turke.

Takimi i Zaev në Ankara zhvillohet në një kohë kur negociatat me Greqinë për çështjen e emrit ndodhen në pikën kritike. Dy qeveritë kanë arritur një marrëveshje paraprake, por përdorimi i termit ‘Maqedoni’ u kundërshtua nga 1.5 milion grekë që protestuan në sheshin qendror të Athinës.

Të fundit