Negociatat, ironizon Vasili: Mirë opozita që i ka fajet, po edhe Europa?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat u ndal te çështja e integrimit të Shqipërisë, duke komentuar edhe deklaratat e kryeministrit i cili ‘i veshi’ fajin Europës për mos hapjen e dyerve ndaj Shqipërisë.

Vasili përmendi faktin që Rama bën me faj opozitën, ‘duke harruar dështimet e veta’.

Po nëse Europa ka inat Ballkanin, pse është kaq e drejtë Maqedoninë e Veriut?”- pyet në mënyrë ironike Vasili.

“Shqiptarët dëgjuan sot që sipas Edi Ramës fajin për integrimin Europian te ngecur në vend të Shqipërisë e paska Evropa, e cila ka probleme mes vetes. Qenka problem opozita dhe nuk është problem Edi Rama që shkel dhe dhunon Kushtetutën që miraton ligje të gjitha antikushtetuese. Për gjitha këto qenka fajtore opozita. Të gjitha këto i paska fajet opozita, po Europa pse qenka fajtore. Europa paska inat Ballkanin, po në qoftë se do kishte inat Ballkanin pse është kaq e drejtë dhe vlerësuese objektive e Maqedonisë së Veriut?”-tha Vasili.