Negociatat/ Macron me qëndrim të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Presim rezultatin e raportit të KE në mars

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nëse rezultatet e raportit të Komisionit të BE-së në Mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë pozitiv, ai do të mbështesë hapjen e negociatave në bllok, shkruan reuters.

“Ne jemi duke pritur për raportin në mars … në varësi të saj, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi është vendosur, atëherë ne jemi në gjendje të hapim negociatat”, tha Macron gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Macron refuzoi të aprovonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit gjatë samitit në tetorin e shkuar, me justifikimin se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte me një metodologji të re.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok – Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që Macron kishte gabuar kur vuri veton.

Këtë muaj, Komisioni sugjeroi reforma në procesin e pranimit përgjatë linjave të një propozimi francez të bërë në nëntor, duke e bërë më të lehtë për vendet e BE ndalimin ose rivendosjen e negociatave dhe ngrirjen e fondeve për vendet aspirante.

Danimarka dhe Holanda, të cilët mbështetën pozicionin e Macron vitin e kaluar, pritet të heqin rezistencën e tyre, thanë diplomatët e BE për Reuters.

Franca dhe aleatët e saj janë të shqetësuar për aftësinë e BE-së për të sjellë një rajon të dëmtuar nga luftërat etnike në vitet 1990 dhe duke luftuar me krimin dhe korrupsionin, me ankth për të mos përsëritur atë që ata besojnë se ishte aderimi i nxituar i Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007.