Negociatat/ Maqedonia e Veriut lë pas Shqipërinë. Holanda: Atje, politikanët e korruptuar po dënohen

Holanda është gati të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut. Në këtë përfundim kanë dalë tre deputetët, Anne Mulder, Hayke Veldman dhe Jeffrey van Haaster, që vizituan Shkupin më  6 dhe 7 maj.

Sipas raportueses për Ballkanin, Anne Mulder, qeveria ka bërë përparime të mëdha duke dalë “nga një krizë politike e brendshme destabilizuese dhe ka arritur të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me vendet fqinje”.

Në ndryshim nga Shqipëria, në raport vlerësohet bashkëpunimi konstruktiv i qeverisë me opozitën dhe evidentohet klima pozitive për integrimin evropian.

“Gjithashtu nuk ka më asnjë tensione dhe ndarje ndëretnike. Ekziston shumë liria e shtypit, ekziston korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile kanë shumë hapësirë ​​për manovrim. Masat kundër korrupsionit kanë bërë që ish zyrtaret e larte të sillen para drejtësisë dhe të dënohen”, shkruhet në raport.

Në fund, autoriteteve të dy vendeve u është bërë e qartë se vlerësimi do të jetë i bazuar në merita individuale.

Nëse negociatat do të hapen për Maqedoninë e Veriut dhe jo për Shqipërinë, vendi rrezikon të bashkohet me grupin e Kosovës dhe Bosnjës.