Flash News

KRYESORE

Negociatat me Shqipërinë, Hahn: Arsyet pse Maqedonia ka bërë më tepër progres

Negociatat me Shqipërinë, Hahn: Arsyet pse Maqedonia ka bërë

Gjatë një interviste për austriaken “Der Standard”, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Johannes Hahn, ka folur për çështjen e negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Hahn ka nënvizuar se Shqipëria është ende prapa përsa i përket Maqedonisë.

Hahn e argumenton këtë me faktin se qeveria e Kryeministrit Rama ka probleme me dialogun. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste ai ka lavdëruar qeverinë në Shkup lidhur me çeljen e së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë për vendin tonë Hahn është shprehur se Shqipëria është pas Maqedonisë së Veriut.

“Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm ka arritur reformat e kërkuara, por ka nënshkruar edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe gjithashtu një traktat miqësie me Bullgarinë”,-ka thënë komisioneri.

Hahn shtoi se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë.

 

 

Të fundit