Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Ministri i Jashtëm gjerman: Kushtet e Bundestagut për Shqipërinë do të bindin edhe skeptikët

Negociatat/ Ministri i Jashtëm gjerman: Kushtet e Bundestagut për

Dy ditë më parë Bundestagu gjerman vendosi hapjen e negociatave për Shqipërinë duke vënë si kriter 9 kushte, ndërsda fqinjëve tanë të Maqedonisë së Veriut ju hap ‘drita jeshile’ pa asnjë kusht.

Sipas ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas, kushtet e vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë do të bindin edhe vendet skeptike si Franca dhe Holanda, për të votuar pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Maas reagoi dje pas vendimit të Parlamentit gjerman, që mandatoi Kancelaren Merkel të votojë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, më 17 tetor, në Këshillin Europian.

“Aprovimi nga Parlamenti gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Kjo tregon rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE-në. Dy vendet duhet të vazhdojnë reformat integruese. Kam besim se kushtet e propozuara nga Parlamenti gjerman mund të bindin të tjerët në BE, për të nisur negociatat e anëtarësimit”, tha Maas.

Në votimin e ditës së enjte të Bundestagut që zgjati 45 minuta, Shqipëria mori 365 vota pro dhe 188 kundër dhe 16 abstenime, ndërsa për Maqedoninë e Veriut 465 vota pro.

Të fundit