Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Negociatat/ Parlamenti holandez i thotë “jo” Shqipërisë, pozitive përgjigjja për Maqedoninë e Veriut
Parlamenti holandez ka votuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian. ndërkohë që sa i përket hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, ka votuar pro.
Sot u votuan katër mocione në parlamentin holandez. Dy që lidheshin me refuzimin dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe dy që kishin të bënin me refuzimin dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Shqipëria u ngel në klasë nga deputetët holandezë, kurse Maqedonia e Veriut u vlerësua për përparimet që ka bërë.
“Referuar qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë të këtij progres raporti mund të thuhet se Shqipëria nuk përmbush kushtet e vendosura. Për këtë arsye, i bëhet thirrje qeverisë holandeze që të mos pranojë propozimin komisionit për të nisur negociatat për futjen në BE”, thuhet në mocionin deputetes holandeze Anne Mulder Drost.