Flash News

KRYESORE

Negociatat për detin, MEPJ i përgjigjet të gjitha kërkesave të presidentit Meta

Negociatat për detin, MEPJ i përgjigjet të gjitha kërkesave

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të presidentit Ilir Meta, sa i përket negociatave që po zhvillohen me Greqinë për disa çështje, përfshirë marrëveshjen e detit.

Në njoftim të shkurtër për mediat, MEPJ sqaron: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.

Presidenti Meta refuzoi të japë plotfuqinë për negociatat pa u njohur më parë me titullin e çështjës që do negociohet dhe negociatorët e përzgjedhur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Të fundit