Flash News

KRYESORE

"Negociatat për në BE çelen në mesin e 2018-s”, Rama: Thirrje opozitës!

"Negociatat për në BE çelen në mesin e 2018-s”,

Kryeministri Edi Rama, në Komunikimin e Javës, mbrëmjen e sotme, është shprehur se çelja e negociatave për në BE nuk do të nuk do të mbahet peng përtej mesit të vitit të ardhshëm .

“Lajmi më inkurajues i javës ishte me drejtorin e BE-së. Në sytë e BE është e qartë që Shqipëria po bën progres. Mundësia e çeljes së negociatave në BE nuk do të mbahet peng përtej mesit të vitit të ardhshëm ”, u shpreh ndër të tjera Rama, i cili nuk kurseu akuzat ndaj opozitës.

“Opozia fyen e shpif , sjellje e padenjë për një opozitë.  Qeveria as e zgjedh opozitën dhe as zgjedh për llogari të saj se çfarë qëndrimesh duhet të mbajë opozita.  Jemi zgjedhur për të qeverisur, dhe kemi ndjekur vazhdimisht rrugën e dialogut me opozitën. Dialog e bashkëpunim vetëm me vullnetin e një pale s’mund të ketë. Do t’i bëjmë thirrje opozitës për të dialoguar në të mirë të vendit”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Të fundit