Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Plani i Gjermanisë për t’i ndryshuar mendjen tre skeptikeve ndaj Shqipërisë

Negociatat/ Plani i Gjermanisë për t’i ndryshuar mendjen tre

Në Gjermani janë qartësuar sa i përket rrugës që do të ndjekin në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Partia e kancelares Angela Merkel ka vendosur 9 kushte që qeveria shqiptare duhet t’i plotësojë, të cilat do të hidhen në votë nga deputetët e grupit parlamentar më 24 shtator.

Në 25 shtator ato pritet të trajtohen në komisionet përkatëse në Bundestag dhe më 26 shtator, në mbrëmje vonë, është parashikuar të mbahet një seancë plenare 45 minutëshe, në fund të së cilës do të merret vendimi me votë.

DW raporton se Bundestagu gjerman pritet që të japë këtë mesazh: Maqedonia e Veriut do t'i nisë që në janar kapitujt e parë të negociatave, kurse Shqipëria duhet të presë edhe pak. Por se do të jetë qëndrimi i Gjermanisë i njëjti me atë të Këshillit të BE-së, më 17 tetor, kjo nuk dihet ende.

Shumë do varet nga presidenti francez, Emmanuele Macron, i cili deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolodimit të unionit. Vendimi i Gjermanisë e shton presionin ndaj presidentit francez. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë mendim në momentin e fundit. Vendet e tjera që janë kundër, siç është Holanda, ose skeptikë, siç është Danimarka, mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, nëse Franca jep "dritën e gjelbër".

Të fundit