KRYESORE

Negociatat/ Rudina Hajdari tregon të vërtetën e hidhur pas vizitës nga Danimarka

Me 18 tetorin që po afron, Shqipëria gjendet në një udhëkryq të madh sa i përket çështjes së hapjes së negociatave me BE-në. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut vendet anëtare e kanë vendosur, pra do t’i japin dritën jeshile për të biseduar për hyrjen në BE, sa i përket Shqipërisë, ka shtete skeptike.

Holanda e ka shprehur qëndrimin e saj se është kundër “Po-së”, ndërsa Franca ka mëdyshje të mëdha. Por është një tjetër vend mjaft skeptik. Danimarka. Këtë e thotë deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

“Danimarka mbetet tepër skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një e vërtetë e hidhur që hedh shumë dyshime se çfarë do ndodhë me Shqipërinë, ndërkohë që me Maqedoninë e Veriut është shumë e qartë që do hapen negociatat me BE-në.”, shkroi ajo në Twitter.

Ditari politik

Të fundit