Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Soreca distancohet nga vendet që kritikojnë Shqipërinë

Negociatat/ Soreca distancohet nga vendet që kritikojnë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka një qëndrim tjetër për Shqipërinë në krahasim me vendet e BE sa i takon hapjes se negociatave. Në një prononcim për gazetën e njohur 'Financial Times', ai shprehet se vendi meriton të marrë ‘dritë jeshile’ nga Këshilli i Ministrave të BE-së, pasi  “asnjë shtet tjetër në botë nuk ka bërë një reformë kaq të thellë drejtësie”, tha për Financial Times, Luigi Soreca.

Gazeta evidenton se disa vende, si: Gjermania, Holanda apo Franca kanë rezerva për progresin e Shqipërisë. “Megjithatë, politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet”, ndërsa një diplomat se kriza politike mund të ndikojë negativisht tek shtetet anëtare të BE-së.

“’Kam frikë se përshkallëzimi i situatë në Shqipëri, është një tjetër gozhdë në arkivolin e vendit’, tha një diplomat me qendër në Bruksel, duke paralajmëruar se ngurrimi i shteteve me ndikim ka rrezikuar ‘minimin e kredibilitetit të politikës së zgjerimit të bazuar në merita’”.

FT shkruan edhe për mundësine e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. “Disa anëtarë të BE-së që janë pro zgjerimit po përpiqen të mbajnë rastin e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë se Tirana do të përfitojë nga vullneti i mirë ndaj Shkupit, i cili ka përfunduar mosmarrëveshjet e vjetra me Greqinë – duke ndryshuar emrin e saj- në përpjekje për të marrë miratimin e BE-së”, përfundon Financial Time.

Të fundit