Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Negociatat/ Soreca distancohet nga vendet që kritikojnë Shqipërinë
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka një qëndrim tjetër për Shqipërinë në krahasim me vendet e BE sa i takon hapjes se negociatave. Në një prononcim për gazetën e njohur 'Financial Times', ai shprehet se vendi meriton të marrë ‘dritë jeshile’ nga Këshilli i Ministrave të BE-së, pasi “asnjë shtet tjetër në botë nuk ka bërë një reformë kaq të thellë drejtësie”, tha për Financial Times, Luigi Soreca.
Gazeta evidenton se disa vende, si: Gjermania, Holanda apo Franca kanë rezerva për progresin e Shqipërisë. “Megjithatë, politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE. Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin dhe organizojnë protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me krimin e organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet”, ndërsa një diplomat se kriza politike mund të ndikojë negativisht tek shtetet anëtare të BE-së.
“’Kam frikë se përshkallëzimi i situatë në Shqipëri, është një tjetër gozhdë në arkivolin e vendit’, tha një diplomat me qendër në Bruksel, duke paralajmëruar se ngurrimi i shteteve me ndikim ka rrezikuar ‘minimin e kredibilitetit të politikës së zgjerimit të bazuar në merita’”.
FT shkruan edhe për mundësine e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. “Disa anëtarë të BE-së që janë pro zgjerimit po përpiqen të mbajnë rastin e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë se Tirana do të përfitojë nga vullneti i mirë ndaj Shkupit, i cili ka përfunduar mosmarrëveshjet e vjetra me Greqinë – duke ndryshuar emrin e saj- në përpjekje për të marrë miratimin e BE-së”, përfundon Financial Time.