Flash News

KRYESORE

Nën hetim nga UEFA, “The Guardian” artikull ekipit të Skënderbeut

Nën hetim nga UEFA, “The Guardian” artikull ekipit të

Media prestigjioze angleze “The Guardian”, i ka dedikuar një artikull ekipit të Skënderbeut, në lidhje me akuzat mbi trukimin e ndeshjeve nga skuadra korçare.

Artikulli e vë theksin tek suksesi i ekipit shqiptar dhe mundësia që mund ti mbyllen dyert për kompeticionet evropiane të futbollit, në rast se akuzat rezultojnë të vërteta.

"Gjithçka që Skënderbeu ka arritur është në prag të shuarjes. Ndaj këtij klubi kanë nisur hetimet, ndërsa duket se kjo skuadër ka trukuar shumë rezultate ndeshjesh, që mund të jetë numri më i lartë i të gjitha kohërave. Një raport i zbuluar i UEFA, tregon se gjashtë herë kampionët e vendit, të cilët garuan në fazën e grupeve të ‘Europa League’ këtë sezon rrezikojnë  të dënohem me plot 10 vite pezullim nga aktivitetet evropiane. Nëse kjo vërtetohet atëherë ky sukses i skuadrës do të ndalojë të paktën për një dekadë", shkruhet në artikullin e “The Guardian”.

Kujtojmë se momentalisht çështja e Skënderbeut është depozituar në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë.

Të fundit