Flash News

KRYESORE

Nën hetim zyrtari i lartë i bashkisë së Durrësit

Nën hetim zyrtari i lartë i bashkisë së Durrësit

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për kryeinspektorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik pranë Bashkisë Durrës, Artur Çela i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Mësohet se Çela nuk ka zbatuar ligjin mbi prishjen e një objekti pa leje në lagjen 17 të qytetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në Durrës".

Të fundit