Flash News

KRYESORE

Nën/kryetarja e shkarkuar e Bashkisë i përgjigjet Veliajt: Krenare që protestova kundër skamjes dhe nënshtrimit

Nën/kryetarja e shkarkuar e Bashkisë i përgjigjet Veliajt:

Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës,  Kozeta Mesiti e ka argumentuar pjesëmarrjen e saj në tubimin e  opozitës, me faktin se ishte ditë pushimi. Mesiti, që u shkarkua menjëherë nga Veliaj ndihet krenare që protestoi kundër qeverise, skamjes, zbrazjes se vendit nga rinia dhe gjithçka tjetër qe rendon çdo dite e me shume jetën e qytetareve.

“Jam krenare qe kam përfaqësuar PDIU  si Nënkryetare e Bashkisë Tirane, ne këto muaj. Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijëra shqiptareve qe protestuan kundër qeverise, skamjes , zbrazjes se vendit nga rinia dhe gjithçka tjetër qe rendon çdo dite e me shume jetën e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madhështore si shprehja me e mire e qytetarisë për te reaguar dhe mos u nënshtruar”, ka përfunduar ajo.

Kryebashkiaki Veliaj shkarkoi nga pune edhe drejtorin e tregjeve, Sokol Hysën, që po ashtu ishte në protestë si përfaqësues i PDIU-së.

Të fundit