Flash News

KRYESORE

Nën shembullin e Taulant Ballës, pronari i medias njofton se do të hedhë në gjyq Lulzim Bashën

Nën shembullin e Taulant Ballës, pronari i medias njofton se do

Pronari i televizonit ‘Report Tv’, Carlo Bollino, ka njoftuar se do të hedh në gjyq kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një shkim të publikuar në shqiptarja.com, Bollino thotë se merr shkak pas dekalratave të bëra nga kreu i opozitës mbrëmjen e djeshme.

“I intervistuar nga gazetari Ylli Rakipi, lideri i opozitës akuzoi Report TV-në, pronar i të cilit jam, se ka marrë “miliona euro” nga qeveria dhe veçanërisht nga Edi Rama”, shkruan Bollino.

Pronari i ‘Report Tv; thotë se ‘do ta çoj në gjyq edhe Lulzim Bashën për shpifjen e tij të fundit ndaj meje’.

Një ditë më parë, ishte Taulant Balla ai i cili njoftoi se do të depozitonte padi ndaj Lulzim Bashës, oficerit të policisë Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basim Çollaku, pas publikimit të intervistës së punonjësit të policisë sa i takon ngjarjeve të ndodhura në korrik në komisariantin e policisë së Fushë-Krujës.

Të fundit