Flash News

KRYESORE

"Nën urdhrat" e Zidane, Real Madrid feston titullin e 34-t kampion

"Nën urdhrat" e Zidane, Real Madrid feston titullin e 34-t

Reali i Madridit arriti 10 fitore në 10 ndeshje, një ecuri e cila u kurorëzua me titullin kampion.

Ky ishte trofeu i 34-t në historinë e madrilenëve në La Liga dhe padyshim merita i takon edhe teknikut Zinedine Zidane.

Ndonëse Zidane ka fituar gjithçka si lojtar ashtu dhe si trajner, ky titull ka një specifikë ndryshe, pasi vjen pas një periudhe ku e gjitha bota vuajti dhe vijon të vuaj pasojat e Covid-19.

Francezi është shprehur se ndihet shumë i lumtur dhe se ky sukses ka të bëjë me sakrificën e madhe të gjithë ekipit.

“Jam shumë i lumtur. Mes gjërave që kam fituar, ky titull ka një shije të veçantë. Pas gjithë këtyre muajve në shtëpi u rikthyem dhe u stërvitëm në një mënyrë të veçantë. U treguam të zotë duke fituar titullin në Spanjë, që për mua është më i vështiri. Besoj se suksesi jonë ka të bëjë me sakrificën e madhe të të gjithëve. Nuk e di se çfarë do të bëj tani por jam shumë i lumtur”, tha Zidane në konferencën për shtyp pas ndeshjesh.

Kapiteni Sergio Ramos, i cili mori përsipër edhe rolin e “bomberit” ishte padiskutim  një tjetër protagonist absolut i këtij sezoni të Realit . Ai gjithashtu u shpreh se Zidane ishte çelësi i suksesit.

“Qëndroj këtu për aq vite sa dëshiron presidenti. Jam i lumtur dhe dëshiroj të mbyll karrierën këtu. Nuk ka asnjë problem nga ana ime. Zidane? Ishte çelësi i suksesit, kapiteni i anijes. I dha shumë besim lojtarëve dhe u ndjemë të gjithë të mbrojtur. Të gjithë besojmë tek ai. Shpresoj të vlerësohet dhe të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur”, tha mes të tjerash Ramos.

Të fundit